Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka bërë të ditur se Turqia ka filluar vendosjen e trupave në Libi, pasi Parlamenti dha dritën jeshile gjatë javës së kaluar.
“Detyra e ushtarëve tanë ka koordinim. Ata do të zhvillojnë qendrën e operacionit atje. Ushtarët tanë po shkojnë gradualisht tani,” i tha ai transmetuesit CNN Turk, transmeton portal arbresh.info
Ushtarët do të veprojnë në mbështetje të Qeverisë së Akordit Kombëtar (GNA) të njohur ndërkombëtarisht të Fayez al-Serraj, me qendër në Tripoli.
Erdogan ka shtuar se trupave ushtarake do t’u bashkohen edhe personeli i lartë ushtarak.
GNA, e mbështetur nga Kombet e Bashkuara, Turqia dhe Katari, ka qenë nën rrethim të vazhdueshëm nga gjenerali i fortë ushtarak Khalifa Haftar i cili nisi një sulm në prill. Haftar ka mbështetjen e rivalëve rajonalë të Turqisë, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Egjiptit.
Erdogan tha për CNN se objektiv i Turqisë ‘nuk është lufta’, por ‘mbështetja legjitime dhe shmangia e një tragjedie humanitare’./arbresh.info/
OEK thirrje Qeverisë për përfshirje në projektet rajonale të...
Sulm me thikë në Londër, raportohet për të lënduar
Goditet kontrabanda në kufi me Serbinë, sekuestrohen 155 kil...
Theret me thikë një i ri në Sarandë
PSRK mirëpret dënimin e Sllobodan Radenkoviq: Vendimi forcon...
Alarme për bomba në disa shkolla në Shkup, policia në terren