Real Madrid është duke shijuar kohën më të mirë në mbrojtje në krahasim me 32 vitet e kaluara.
Ekipi i Zinedine Zidanes ka pësuar vetëm 12 gola në 19 ndeshje në të gjitha garat, transmeton portali arbresh.info.
Kjo është forma më e mirë që nga sezoni i vitit 1987/88, sezon gjatë të cilit arriti të fitojë La Liga-në.

Ish-ylli i Chelsea, Thibaut Courtois ka qenë çelësi kryesori i “Los Blancos”, pasi në kampionatin spanjoll ka mbrojtur 27 gjuajtje nga 30 goditjet e fundit në total.
Reali për momentin është në pozitën e dytë me 40 pikë, aq sa ka edhe rivali i përjetshëm që është lider në La Liga, por qëndron në pozitën e parë për shkak të golaverazhit./arbresh.info.
Rusia thotë se bisedimet në Floridë ishin “konstruktive”
Hamza viziton bizneset në Gjakovë: Do të ndryshojmë ligjin p...
Vetaksident në Vrellë të Istogut, dy të lënduar
Zhegrova reagon pas fitores së Juves ndaj Romës: Koha do ta ...
E rëndë: 20 vjeçari shqiptar qëllohet me armë nga policia it...
LVV sot mban tubim në Hajvali, merr pjesë Kurti