Të hënën fillon mësimi nëpër shkolla dhe puna në institucionet e Shqipërisë.
Meteorologët parashikojnë një javë të ftohtë, duke qenë se jemi dhe në kulmin e dimrit.
“Temperaturat të hënën do të kenë rënie të ndjeshme. E hëna dhe e marta parashikohen të jenë dy ditët më të ftohta të kësaj jave, ku termometri do të zbresë në -10 apo -11 gradë në zonat malore. Edhe bregdeti dhe zonat e ulëta të jenë në vlera negative. Tirana mund të shkojë edhe në -2 gradë. Përjashtim bën Saranda, e cila mund të shënojë vlerën 1 apo 2 gradë”, shprehet Lajda Porja, meteorolog.
Në 15-ditëshin e parë të janarit nuk do të kemi ndonjë çudi sa i përket reshjeve, do të jenë shumë pak të pranishme.
“Ky i ftohtë do të qëndrojë shumë pak, për dy ose tre ditë e më pas temperaturat do të vijnë në rritje graduale përgjatë dy javëve të para të janarit”, vijon Porja.
Masat ajrore me origjinë polare e kanë përfshirë prej disa ditësh një pjesë të madhe të kontinentit evropian. Kryesisht Evropa qendrore dhe perëndimore, Gjermania, Franca, Austria, po përjetojnë të ftohtë të acartë. Ndërkohë në kontrast me Evropën, Australia po përvëlohet nga zjarret.
“Përgjithësisht janari do të ketë shumë ditë me mëngjese të ftohta, por pa reshje. Episodet me reshje 24 apo 48 orësh janë spostuar në 15-ditëshin e dytë të janarit”, përfundon meteorologia./tch
Gjykata rrëzon kërkesat për rikonstruktim dhe autografi në r...
Pacolli: Kosova është misioni im i përjetshëm
Fondet e Kosovës për Luginën e Preshevës ndezin përplasje po...
Luis Enrique me besim te skuadra e tij: Nuk ka favorit më të...
Zjarret në Shqipëri, Ministria e Mbrojtjes jep 345 milionë l...
Çfarë kërkoi Salih Mustafa nga Gjykata e Hagës në kohën sa e...