Është shfaqur një video e vitit 2011 ku Donald Trump thotë se Barack Obama do të shkonte në luftë me Iranin vetëm për t’u rizgjedhur dhe e quan patetike.
Kjo ndodhi pas vrasjes së gjeneralit Qasem Soleimani, kreu i forcës elite Quds nga një sulm me dron urdhëruar nga presidenti amerikan, transmeton portali arbresh.info.
Departamenti amerikan i Mbrojtjes tha se gjeneral Soleimani ishte shënjestër sepse ai në mënyrë aktive po planifikonte sulm ndaj diplomatëve amerikanë dhe punonjësve tjerë në rajon.
Ndërsa Trump ka qenë prej kohësh kritik i politikës së jashtme amerikane në raport me Iranin, ai gjithashtu ka paralajmëruar të shkojë në luftë me vendin e Lindjes së Mesme.

Në tetor 2012, zoti Trump cicëroi: “Mos lejoni që Obama të luajë kartën e Iranit në mënyrë që të fillojë një luftë në mënyrë që të zgjidhet – kini kujdes republikanë!”
Si dhe, ai dha një intervistë në 2011 ku ai parashikoi që zoti Obama do të shkonte në luftë kundër Iranit në përpjekje për t’u rizgjedhur./arbresh.info/
Ambasadori i Luksemburgut kritikon mediat pasi kryeministri ...
Kryeministri i ri hungarez, Magyar pritet të betohet më 9 ma...
Trump: Irani “po shembet financiarisht” nga kriza në Hormuz
Komandantin e KFOR-it: Situata e sigurisë në Kosovë aktualis...
“I ke bë 100 vjet hala pa martu, gru e keqe”- Geci, eskaloi...
Dukagjini – Ballkani, formacionet zyrtare