Milicët që ishin para ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në Bagdad, filluan të tërhiqen nga zona pas thirrjes “për tërheqje” të forcave milice shiite në Irak të afërta me Iranin, Hashd al-Shaabi, raporton Anadolu Agency (AA).
Grupet, shumica e të cilëve përbëhen nga milicët e Kataib Hezbollah, pak pas thirrjes së forcave Hashd al-Shaabi u përgjigjën pozitivisht.
Milicët irakianë gjithashtu i tërhoqën edhe çadrat e vendosura në zonën pranë ambadës.
Hashd al-Shaabi para një kohe të shkurtër u kishte bërë thirrje mbështetësve që “të tërhiqen nga ambasada amerikane në Bagdad”, por mbështetësit e Kataib Hezbollah kishin refuzuar, duke u këmbëngullur për të qëndruar në zonë.
Dje gjatë ditës, mijëra irakianë sulmuan kompleksin e ambasadës amerikane, duke protestuar kundër sulmeve ajrore të fundjavës në Irak dhe Siri kundër milicisë Kataib Hezbollah që la të paktën 25 luftëtarë të vrarë.
Edhe dy orë deri në përfundimin e afatit kushtetues
Çfarë mbrëmje magjike në “Parkun e Princave”, Bayerni i rikt...
Pas humbjes në Hungari, Orban ofron dorëheqje edhe nga kreu ...
Parashikimi i motit për të mërkurën
Parisi me dy gola të shpejtë ndaj Bayernit
“Torcida” ia “nxjerrë të palarat” kr...