Fansat e Barcelonës kanë kërkuar që trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp të jetë pasuesi i Ernesto Valverde.
Pavarësisht që fitoi La Liga-n, Valverde humbi mbështetjen e tifozëve për shkak të rezultateve të dobëta në Evropë, transmeton portali arbresh.info.
Nga ana tjetër, Jurgen Klopp sezonin e kaluar arriti të fitojë Ligën e Kampionëve, ndërsa këtë sezon është lider në Premierë Ligë dhe ende nuk ka pësuar humbje në kampionatin anglez.

Sipas Mundo Deportivo, 80% e fansave të Barcelonës kanë kërkuar që Valverde të largohet në fund të sezonit, ndërsa tekniku gjerman të jetë zëvendësimi i tij.
Kontrata e Klopp me “Reds” skadon në vitin 2024./arbresh.info.
Konjufca kërkon veprim më të shpejtë për sigurimin e statusi...
Dy këmbësorë goditen nga vetura në Deçan
Erdogani pret Rutten, diskutojnë përgatitjet për samitin e A...
Zyrtare: Chelsea shkarkon Liam Roseniorin
Kosova dhe Belgjika nënshkruajnë Marrëveshje për ndihmë të n...
Me çka po merret Gjesti kohëve të fundit?