Menaxheri i Cristiano Ronaldos, Jorge Mendes ka folur për aftësitë dhe kapacitetet e yllit portugez, me të cilin bashkëpunon që prej fillimit të karrierës së 34 vjeçarit
Cristiano Ronaldo mund të luajë futboll deri kur të dojë ai.
Kështu thotë menaxheri i yllit portugez, Jorge Mendes, shkruan Gazeta Express.
34 vjeçari së fundmi u zgjodh futbollisti i vitit nga “Globe Soccer Awards” në Dubai.
Dhe, menaxheri e ka ngritur në qiell sulmuesin e Juventusit.
“Cristiano Ronaldo për mua është gjithmonë më i miri në histori të futbollit. Ai është një lojtar komplet ndryshe dhe nga një galaksi tjetër. Ai është nga një specie tjetër”, ka thënë Mendez për “Sky Sport”.
“Vitin tjetër, ai do të jetë 35 vjeç dhe mund të luajë deri kur të dojë ai. Deri tash nuk ka bërë askush diçka të tillë pasi i ka kaluar të 30-tat. Kjo është mjaft e rëndësishme për të rinjtë. Ai dëshiron të fitojë me Juventusin. I ka realizuar 9 gola këtë sezon në Itali, ku është më e vështirë të shënosh në krahasim me kampionatet tjera. Nuk mund të krahasohet me asnjë tjetër”, ka përfunduar Mendes, i cili e menaxhon edhe super-talentin Joao Felix, që u zgjodh “Zbulimi i Vitit” në gala mbrëmjen e mbajtur në Dubai. /Gazeta Express/
Vdes punëtori 44 vjeçar, dyshohet se kishte rënë nga kati i ...
Në mungesë kuorumi, nuk votohet rezoluta për çmimet e naftës
Kurti priti në takim presidentin e fondacionit Renovabis
Rritja e çmimeve, Kusari Lila: “S’po fshihemi pas përgjegjës...
MPB sqaron përdorimin e xhamave të errët në automjete
Kurti: Edhe pse s’e kam hequr akcizën e TVSh-në, veç çka jam...