Cristiano Ronaldo fitoi çmimin “Futbollisti i Vitit 2019” në ceremoninë e “Global Soccer Awards” që u zhvillua në Dubai të Emirtate e Bashkuara Arabe.
CR7 kishte si konkurrentë rivalin e tij të madh, Lionel Messi, dhe dy futbollistët e Liverpoolit, Mohamed Salah e Virgin van Dijk.
Kjo është herë e shtatë që portugezi e fiton këtë çmim dhe katërta radhazi.
“Faleminderit të gjithëve: familjes sime, shokëve të mi tek Juventusi dhe në përfaqësuesen e Portugalisë, menaxherit tim Mendes dhe të gjithë personave që më kanë mbështetur çdo ditë. E kam për nder që jam i pranishëm këtu dhe shpresoj ta fitoj edhe vitin e ardhshëm këtë çmim fantastik”, u shpreh CR7.
“Goli ndaj Sampdorias më i miri në karrierë? Ishte fantastik, por kam shënuar gjithmonë gola të mrekullueshëm që në fillim të karrierës sime. Nga golat me kokë, ndoshta është më i miri i karrierës sime”, deklaroi Ronaldo pas marrjes së çmimit.
Çmimet e tjera:
Futbollistja më e mirë e vitit u shpall Lucy Bronze.
Çmimin “Zbulimi i Vitit” e fitoi Joao Felix, mposhti emra të tillë si Sancho, Haaland dhe Ansu Fati.
Çmimi i karrierës më të mirë futbollistike ishte për Miralem Pjanic dhe Ryan Giggs.
Trajneri më i mirë i vitit, Jurgen Klopp.
Akademia më e mirë e vitit shkoi për Ajaxin e Amsterdamit.
Liverpooli, fitues i Championsit, u shpall klubi më i mirë i vitit.
Achraf Hakimi ngriti trofeun e futbollistit të ri arab të vitit.
Çmimin e menaxherit më të mirë e fitoi Jorge Mendes.
Portieri më i mirë u përzgjodh Alisson Beker i Liverpoolit.
Partneriti i Vitit, triumfoi bashkëpunimi Manchester City-SAP.
Futbollisti arab i vitit, çmimi i takoi Abderrazak Hamdallah.
Drejtori sportiv më i mirë i vitit u shpall Andrea Berta i Atletico Madridit. Për këtë çmim konkurronin edhe Igli Tare i Lazios, Eric Abidal dhe Marc Overmars.
Çmimi i arbitrit më të mirë të vitit shkoi për Stephanie Frappart, 35-vjeçaren franceze që drejtoi Superkupën e Europës, Liverpool-Chelsea.
Publikohen mijëra dokumente të Epstein, përfshihen Clinton e...
Anthony Joshua e mban premtimin dhe e mposht me nokaut Jake ...
Nuk ka të lënduar nga zjarri mbrëmë që përfshiu disa lokale ...
Moti në Shqipëri
Sulm me dronë pranë kufirit me Venezuelën, gjashtë ushtarë t...
Putin: Nuk do të ketë më luftë, nëse Perëndimi e trajton Rus...