Tottenham shpreson të transferojë Iscon nëse mesfushori Christian Eriksen transferohet në Real madrid.
Trajneri i Realit, Zinedine Zidane mendohet se është admirues i madh i Iscos, mirëpo nuk do të ndalojë një transferim i cili do sjell shumë para.
Juventus, Milan dhe Manchester City janë klubet më të lidhura me spanjollin, mirëpo nuk kanë bërë ndonjë ofertë zyrtare, transmeton portali arbresh.info.
Nga ana tjetër, Eriksen ka refuzuar disa herë kontratën nga Spurs me dëshirën për të luajtur në fanellën e Realit, gjë që ka bërë që trajneri Jose Mourinho të shpresojë për shkëmbimin mes danezit dhe spanjollit.

26-vjeçari nuk ka luajtur në formacionin e parë kur në krye ishte Santiago Solari, gjë që ka shkaktuar të humbasë formën më të mirë.
Kontrata e Isco me “Los Blancos” skadon në vitin 2021, mirëpo ka shënuar vetëm tri gola në 11 paraqitje sezonin e kaluar gjë që ka bërë që e ardhmja në “Santiago Bernabeu” të jetë e balancuar.
Ndërsa këtë sezon nuk ka shënuar derisa ka qenë shtatë herë titullar në të gjitha garat./arbresh.info.
Haradinaj publikon listën me 110 kandidatët për deputet në z...
Spektakël në Gjakovë: Hellems, hero i kuqezinjve ndaj kampio...
Abdixhiku e publikon listën e LDK-së me emrat e 110 kandidat...
Këta janë 10 kandidatët e parë për deputetë në listën e PDK-...
Petritsch, Kosovës: Lëvizni nga së qenit problem për Evropën...
Gjilani jep detaje mbi lëndimin e Vokli Laroshit