Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka thënë mendimin e tij për spekulimet lidhur me transferimin e sulmuesit të PSG-së, Kylian Mbappe.
“Reds” është një ndër klubet e mëdha të interesuara për francezin, i cili është i lidhur me transferimin në Real Madrid, transmeton portali arbresh.info.
Tekniku gjerman ka thënë se kjo gjë nuk mund të ndodhë pasi lojtarët më të mirë francez kushtojnë shumë.

“Nuk ka arsye për këtë gjë. Kylian luan për PSG. Griezmann dëshironte transferimin në Barcelonë dhe e dimë sa ekip i mirë është”
“Do të donim një lojtar francez, mirëpo disa nga ta janë shumë të shtrenjtë”
Kontrata e Mbappe përfundon pas dy vite e gjysmë ndërsa vlera e tij është 180 milionë euro./arbresh.info.
Protesta e PD-së para Kryeministrisë, policia me plan masash
Trump kërcënon sërish Iranin: Flota jonë është gati!
Parashikimi i motit për ditët në vijim
PSG merr fitore minimale ndaj Auxerre
Erdogan pret në takim kryediplomatët nga Ballkani, pjesëmarr...
Përfundon raundi i parë i bisedimeve midis Ukrainës dhe Rusi...