Klubi futbollistik, Flamurtari se shpejti do të bëhet me trajner të ri.
Para dy javëve, Flamurtari emëroi se në krye të klubit është Bylbyl Sokoli, por marrëveshja u prish për shkak të mos marrëveshjes mes këtij të fundit dhe kryetari të klubit.
Mirëpo, drejtori i Flamurtarit, Arbnor Morina për portalin arbresh.info. u shpreh se klubi ka zgjedhur shtabin teknik ndërsa në ditët në vijim do zbulohet kush do jetë trajneri i ri.

“Nuk ka asgjë të re. Kemi zgjedhur shtabin teknik dhe në ditët në vijim do ju tregojmë se kush është trajneri i ri”, deklaroi ai.
Kujtojmë që Flamurtari për momentin është në zonën e rrezikshme, në vendin e nëntë me 19 pikë, katër me pak se Trepça’89 që renditët në vendin e tetë, vend ky i cili të jep të drejtën për të qëndruar në Superligë./arbresh.info.
Dragone në Kosovë: NATO rikonfirmon përkushtimin për siguri ...
Kështu duket skena e Eurovisionit këtë vit
Kuvendi del me njoftim pas dështimit të seancave për preside...
Musliu pas dështimit për zgjedhjen e presidentes: E marta is...
Detaje nga vrasja në Lezhë, gjenden veshjet e përdorura nga ...
Belgjikë, rreth 17 mijë fëmijë kanë prindër të burgosur