Më 27 dhjetor, Turqia planifikon të bëjë prezantimin e prototipit të automobilit vendas, njoftoi presidenti Recep Tayyip Erdogan, raporton AA.
“Në lidhje me pyetjen mbi automobilin e Turqisë, (prezantimin paraprak) mendojmë ta realizojmë më 27 dhjetor, ditë e premte, në Gebze”, tha Erdogan në një deklaratë për gazetarët në Malajzi, ku ai udhëtoi për të marrë pjesë në një samit të vendeve myslimane.

Menjëherë pas njoftimit të presidentit Erdogan, ministri turk i Industrisë dhe Teknologjisë, Mustafa Varank, në llogarinë e tij në median sociale shpërndau fotografi të automobilit me mbulesë.
Në njërën nga fotografitë e shpërndara nga ministri turk gjenden edhe zyrtarë të Grupit të Iniciativës Automobilistike (TOGG) si projektues i automobilit.
Ikona e muzikës shqiptare, Ilir Shaqiri feston ditëlindjen e...
Tri ndeshje të forta sot në Superligën e Kosovës
Tre të mitur raportohen të zhdukur
Në Durrës i moshuari tenton të vrasë gruan duke e goditur me...
Policia nis hetim për një vdekje që ndodhi në QKUK
Ushtarakja nga Kosova shpallet më e mira në trajnimin në Abu...