Ambasada Amerikane në Prishtinë ka kritikuar majft shumë Qeverinë Haradinaj për shpenzimet që i ka prej që është bërë kryeministër Haradinaj.
Përmes një postimi në Facebook, Ambasada Amerikane ka pyetur se Qeveria e Re a do të tërheqë tendencën për shpenzime të pamatura dhe emërimeve pa merita.
Po ashtu, në njoftim është shtruar pyetja se a do ta vendos Qeveria në ardhje Kosovën drejtë qeverisës së përgjegjësisë.
“A do të tërheqë qeveria e re tendencën e shpenzimeve të pamatur, emërimeve pa merita dhe praktika të tjera korruptive për të vendosur #Kosovo në një rrugë drejt qeverisjes së mirë dhe përgjegjësisë fiskale? Ora po shënon për të zbuluar. #RuleOfLaëInKosovo”, thuhet në postim.
Ndryshe, Qeveria e kaluar ka për t’u mbajtur mend si Qeveria me më së shumti ministri , 21 sosh, pesë zëvendëskryeministra dhe mbi 80 zëvendësministra, e që të gjithë këta zyrtarë, kanë të punësuar edhe numër të madh të këshilltarëve të tyre politikë, shoferë si dhe të punësuar të tjerë.
Paz flet për të ardhmen tek Reali
“Po s’fitove do kesh probleme”, Limi e paralajmëron Albën
Prokuroria kërkon dënimin maksimal për Sërgjan Lazoviqin, mb...
Tirana rikthen gardian dardan, Visar Bekaj
Gërvalla: Kadare i dha Kosovës zë botëror
Begaj viziton Shtëpinë Muze të Kadaresë në 90-vjetorin e lin...