FIFA është duke e shqyrtuar mundësinë që ta organizojë turneun e Kupës së Botës të vajzave çdo dy vjet e jo çdo katër vjet siç ndodh tani. Këtë lajm e ka konfirmuar presidenti i FIFA-s, Gianni Infatino.
Ideja për ta zhvilluar Kupën e Botës, në konkurrencën e vajzave, çdo dy vjet ishte propozuar fillimisht nga presidenti i Federatës së Futbollit të Francës – Noel Le Graet – në korrik dhe Infantino tha se ideja e tij mund të aprovohet, transmeton Gazeta Express.
“Ai [La Graet] tha se ne duhet ta organizojmë Kupën e Botës në konkurrencën e vajzave çdo dy vjet e jo çdo katër vjet sepse ky turne ka pasur ndikim kaq të madh dhe pozitiv në futbollin e vajzave”, ka thënë Infantino për Sky Sports News.
“Kjo është diçka që ne duhet ta shqyrtojmë dhe ne po e shqyrtojmë mundësinë. Ka shumë mundësi emocionuese sa i përket futbollit të vajzave për vitet e ardhshme”.
Ekipi kombëtar i Shteteve të Bashkuara të Amerikës e fitoi Kupën e Botës në Francë verën e kaluar, duke e mposhtur Holandën me rezultat 2:0 në finale, për ta fituar trofeun për herë të katërt në histori.
Lokacioni i turneut të ardhshëm, që do të mbahet më 2023, nuk është vendosur ende. Brazili, Kolumbia dhe Japonia kanë kërkuar ta marrin të drejtën e organizimit të këtij turneu, përderisa Australia dhe Zelanda e Re kanë propozuar që ta marrin ato së bashku.
Të shtëna në Podujevë, një person terrorizon qytetin me kall...
Arrestohet një inspektor i punës nën dyshimin për ryshfet
Policia arreston të dyshuarin për gjuajtje me armë në Poduje...
Paz flet për të ardhmen tek Reali
“Po s’fitove do kesh probleme”, Limi e paralajmëron Albën
Prokuroria kërkon dënimin maksimal për Sërgjan Lazoviqin, mb...