Sëmundja e kancerit edhe më tej po vazhdon të jetë mjaft e përhapur në Kosovë. Për dallim nga vitet tjera, thuhet se ky vit do të përmbyllet me rreth 1 mijë e 600 persona të prekur me kancer. Kanceri i gjirit dhe ai i mushkërive vazhdojnë të prijnë me numrin më të madh të të prekurve, shkruan sot gazeta Zëri.
Sëmundja e kancerit gjatë viteve të fundit ka prekur shumë kosovarë. Mbi 1 mijë e 500 persona me kancer thuhet se janë lajmëruar gjatë këtij viti në Kosovë, derisa kanceri i gjirit, ai i mushkërive dhe i zorrës së trashë vlerësohet të jenë llojet më të përhapura në vend.
Drejtori i Klinikës së Onkologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Ilir Kurtishi, ka thënë për “Zërin” se gjatë këtij viti kanë shënuar numër rekord të shërbimeve që kanë dhënë për personat e prekur me kancer.
Paz flet për të ardhmen tek Reali
“Po s’fitove do kesh probleme”, Limi e paralajmëron Albën
Prokuroria kërkon dënimin maksimal për Sërgjan Lazoviqin, mb...
Tirana rikthen gardian dardan, Visar Bekaj
Gërvalla: Kadare i dha Kosovës zë botëror
Begaj viziton Shtëpinë Muze të Kadaresë në 90-vjetorin e lin...