Janë bërë më shumë se dy muaj që kur u mbajtën zgjedhjet parlamentare. Edhe pas kësaj periudhe, vendi ynë ka mbetur pa institucione.
Dy partitë që dolën të parat nga këto zgjedhje, LDK dhe VV s’po arrijnë të gjejnë një gjuhë të përbashkët.
Pavarësisht takimeve të tyre, posti i presidentit ka lënë pezull mos arritjen e koalicionit.
Deputeti nga Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, përmes një shkrimi të publikuar në Facebook ka ftuar LDK-në që t’ia nisin punës, pasi që sipas tij, opsioni i vetëm janë zgjedhjet.
Ky është postimi i tij i plotë:
Ne dëshmuam bashkëpunim. Qytetarët i varën shpresat tek ne, duke na dhënë afër gjysmë milioni vota por duke na përcaktuar ne si fitues. Pra Qeverinë e zgjodhën qytetarët, edhe kryeministrin edhe ministritë edhe programin e bashkërënduar, gjithësesi. Neve nuk po na lejojnë të shkojmë në implementim të këtij vullneti qytetarë të qartë për shkak të një funksioni shtetror si presidenti, për të cilin as paraqitëm platformë në zgjedhje e natyrisht se as nuk u votuam për të. As ne, as LDK-ja.
Ejani të ja nisim punës sepse vendi po e vuan çdo ditë mbi kurriz, mungesën e Qeverisë të votuar nga populli. Çdo ditë po avullohen miliona euro pasuri e popullit tonë nga një qeveri e cila pothuajse e ka falimentuar shtetin, nuk mund të jemi kaq komod e mos të fillojmë me qeverisjen e vendit.
Ndryshe, opcioni i vetëm janë zgjedhjet.
Paz flet për të ardhmen tek Reali
“Po s’fitove do kesh probleme”, Limi e paralajmëron Albën
Prokuroria kërkon dënimin maksimal për Sërgjan Lazoviqin, mb...
Tirana rikthen gardian dardan, Visar Bekaj
Gërvalla: Kadare i dha Kosovës zë botëror
Begaj viziton Shtëpinë Muze të Kadaresë në 90-vjetorin e lin...