Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, po qëndron për vizitë zyrtare në Slloveni. Në kuadër të kësaj vizite zyrtare, Lladrovci sot ka vizituar edhe Ambasadën e Republikës së Kosovës në Lubjanë të Sllovenisë, ku është pritur nga Ambasadori Avni Kastrati dhe diplomatët e tjerë të Ambasadës.
“Në këtë takim është biseduar për punën dhe rezultatet e Ambasadës së Kosovës në Slloveni, për të arriturat dhe projektet e ardhshme zhvillimore në Komunën e Drenasit si dhe për bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Sllovenisë. Ndërsa, Kryetari Lladrovci ka falënderuar për pritjen, duke shtuar se bashkëpunimi me Slloveninë është i mirëpritur për Komunën dhe qytetarët e Drenasit”, thuhet në njoftimin për media.
Gjatë qëndrimit në Slloveni, Lladrovci po zhvillon takime në institucione dhe biznese të ndryshme sllovene, në mënyrë që të krijojë lidhje për bashkëpunime në të ardhmen, në fushat me interes për Komunën dhe qytetarët e Drenasit.
Paz flet për të ardhmen tek Reali
“Po s’fitove do kesh probleme”, Limi e paralajmëron Albën
Prokuroria kërkon dënimin maksimal për Sërgjan Lazoviqin, mb...
Tirana rikthen gardian dardan, Visar Bekaj
Gërvalla: Kadare i dha Kosovës zë botëror
Begaj viziton Shtëpinë Muze të Kadaresë në 90-vjetorin e lin...