Në vitin 2004 është themeluar klubi i hendbollit të femrave, Istogu. Afërsisht një vit më vonë nisi ndërtimi i palestrës në Istog. KHF Istogu është rritur shumë për një dekadë e gjysmë jetë, ndërkohë që palestra në qytetin e Istogut nuk është kompletuar ende.
Ka kohë që hendbollistet istogase presin që të luajnë në palestrën e tyre. Dhe pritjes assesi nuk po i vjen fundi. Afatet shtyhen vazhdimisht, shkruan sot “Koha Ditore”.
Palestra që ka nisur të ndërtohet rreth 14 vjet më parë nuk është lëshuar ende për shfrytëzim të sportistëve. Nuk ka përfunduar plotësisht ndërtimi i saj dhe saktësisht nuk dihet se kur do të përfundojë. Në të vërtetë, në muajin shkurt ishte premtuar që palestra do të jetë në dispozicion të sportistëve istogas në pjesën e dytë të vitit. Por palestra nuk është kryer ende dhe punë të tjera pritet të bëhen në të gjatë vitit 2020.
KHF Istogu është kampion në fuqi i Kosovës. Po ashtu e ka fituar Kupën e Kosovës këtë vit. Fitoi edhe titullin e kampionit vjeshtor. Skuadra vazhdon që ndeshjet si vendës t’i luajë kryesisht në Pejë. Stërvitjet i zhvillon në sallën e vogël të një shkolle në Istog. Suksesi i KHF Istogu kishte bërë presion te përgjegjësit për të premtuar përfundim të shpejtë të palestrës.
Trump e zgjat armëpushimin me Iranin
Abdixhiku jep detaje nga takimi me Kurtin: U kërkua presiden...
Qeveria i propozon Kuvendit tre emra për Këshillin Shtetëror...
Abdixhiku për rikthimin e Osmanit: Po bashkohemi, s’ka që e ...
Trump thotë se s’do ta zgjasë armëpushimin me Iranin
Çitaku: Nuk do ta kisha besuar kurrë se në Kuvend do të kërk...