Sekretari i Përgjithshëm i Alternativës, Skender Rexhepi sonte në ‘Click Plus’ theksoi se përleshjet e fundit mes BDI-së dhe LSDM-së mund të jenë të orkestruara nga vet partitë politike me qëllim që të tërheqin sa më shumë vota.
“Kjo lojë mund të jetë për shkak se shqiptarët të cilët votuan për LSDM, shumica prej tyre votuan vetëm për ta dënuar BDI-në dhe për këtë shkak mendoj se përleshjet e fundit mund të jenë të orkestruara”, tha Rexhepi
Sipas tij, LSDM po hyn në konflikt me Bashkimin Demokratik për integrim vetëm për shkak të tërheqjes së votave shqiptare për interesa elektorale.
Ai gjithashtu tha se ka pasur ofertë nga LSDM për koalicion parazgjedhor dhe se organet partiake do të bëjnë analizë se si do veprohet ndaj kësaj oferte.
Ndryshe, gjatë ditës së sotme kishte polemika midis Bujar Osmanit dhe Muahmet Zekirit për kufirin në Llojan/Telegrafi/
Zelensky “prezanton” për herë të parë zyrën e tij në bunker
Ahmeti në Uashington: Lufta çlirimtare ishte e drejtë dhe e ...
Konjufca nesër pret në takim Spiropalin
Getoar Mjeku emërohet zëvendësministër i parë i Ekonomisë
Dronë mbështetjeje për Mateon dhe Brikenën në BBVA 5
Haradinaj takon ambasadorin hungarez, flasin për anëtarësimi...