Kryetari i Pejës njëkohësisht anëtari i Kryesisë së LDK-së, Gazmend Muhaxheri ka thënë se problem i vetëm mes LDK-së dhe Vetëvendosjes mbetet posti i presidentit.
Muhaxheri ka thënë se VV dhe LDK janë pajtuar dhe tashmë i kanë ndarë të gjitha ministritë.
Ai ka thënë se është zgjedhur edhe problemi i ministrive të përfolura, duke pohuar se Ministrinë e Brendshme do ta drejtojë LDK-ja.
Anëtari i Kryesisë së LDK-së, ka thënë se nuk është e nevojshme që LDK të tregojë emrin e Presidentit, derisa edhe për pozitat tjera arrihet marrëveshje vetëm në parim.
“As emrat e ministrave e as emrin e kryetarit të Kuvendit, Vetëvendosje nuk e di, por ne jemi marrë vesh vetëm në parime”.
Kryetari i Pejës ka thënë se LDK ka ofruar edhe alternativën tjetër nëse Vetëvendosje do për të zgjedhur.
“Nëse nuk iu pëlqen të na japin presidentin dhe kryetarin e Kuvendit, le të na japin kryeministrin dhe le ta marrin presidentin, kryetarin e Kuvendit dhe ministritë që i duan”, ka thënë ai në Dukagjini.
Muhaxheri ka thënë se personalisht ka qenë kundër që LDK-ja të merr Ministrinë e Punëve të Brendshme edhe për shkak të performancës së kaluar, por sipas tij me shumicë votash Kryesia e LDK-së ka vendosur për të marrë këtë ministri.
Ai ka treguar se cilat ministri do t’i marrë partia e tij pas koalicionit qeverisës që do ta formojë me LDK-në.
“Ministria e Brendshme, e Mbrojtjes, e Infrastrukturës dhe Planifikimit Hapsinor, Arsimit dhe Bujqësisë”, ka thënë Muhaxheri.
“Miri shkon te dyqani i Stelinës dhe iu blen lule dash...
Reduktime të rrymës sot dhe nesër, njoftim me rëndësi nga KO...
Rinumërimi i votave mund të zgjasë deri në dy javë
Intervistohen tetë prokurorët që aplikuan për avancim në Pro...
“Kam prime në BBVA”, Monika Kryemadhi thotë se ë...
Urbanizimi i pakontrolluar, shkaku kryesor i vërshimeve të f...