Themeluesja e Partisë Socialdemokrate, Kaqusha Jashari, mendon se dorëheqja e Shpend Ahmetit nga posti i kryetarit të PSD-së është pranim i përgjegjësisë.
Jashari thotë për Ahmetin se ka angazhime në Komunën e Prishtinës, dorëheqjen e tij nuk e sheh problem për partinë.
“Rezultati i zgjedhjeve si parti ishte dëshpërim, nuk patëm mundësi me qenë parti parlamentare, ka dështu koalicioni. Shpend Ahmeti është i angazhuar në Komunën e Prishtinës, Dardan Molliqajn e zgjodhëm drejtues të partisë”, tha Jashari të dielën për Gazetën Sinjali.
pyetur se a e priste dorëheqjen e Shpend Ahmetit, Jashari theksoi se “partia nuk varet prej kryetarit”.
Më tej, Jashari thekson se dorëheqjen e Ahmetit e sheh si “pranim të përgjegjësisë”.
Jashari tha se PSD ka zgjedhur sot kryetar Dardan Molliqajn. Edhe përkundër propozimeve askush nuk ka pranuar të jetë kundërkandidat.
Në fund të bisedës Kaqusha Jashari theksoi se PSD nuk shkrihet në asnjë parti dhe do të vazhdojë si parti e vetme./Sinjali/
Shpërthim i fuqishëm në Lezhë, disa biznese dhe vetura të dë...
“Sulmues modern, krijon lehtë avantazhin”, Barcelona e sheh ...
Mitrovica synon transformimin e Liqenit Akumulues në atraksi...
Zelensky viziton Sirinë: Ukraina ofron ekspertizë ushtarake
Raportohet se 15 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në...
Kupa e Anamoravës 2026