Revoltat kundër diktatorit komunist të Rumanisë, Nikolae Çaushesku e shtynë këtë të fundit dhe gruan e tij, Elenën të largoheshin me shpejtësi nga Bukureshti më 22 dhjetor të vitit 1989.
Por pavarësisht tentativës së tyre për shpëtim, çifti u kap nga policia lokale në Tërgovishte. Një gjyq i shkurtër u zhvillua në 24 dhjetor ndërsa në fund të tij Elena dhe Nikolae Çaushesku u ekzekutuan.
Ish- paraushtaraku Jonel Boeru kujton ditën kur vrau diktatorin rumun, Nikolae Çaushesku dhe gruan e tij Elena Çaushesku. Në një intervistë për “Mirror”, Boeru tha se ishin 29 plumbat e dalë nga AK-47 e tij, që vranë diktatorin dhe gruan, Elena-n.
Kapiteni rrëfeu se tirani 71- vjeçar ishte veshur me stil dhe vinte erë e rëndë solucioni pasrroje.
“Fjalët e fundit të Çausheskut ishin: Jetë të gjatë Republikës Socialiste të Rumanisë- të pavarur dhe të lirë,” tha Boeru.
Ai shtoi se Elena Çaushesku mbante erë të keqe.
Fjalët e saj ishin krejt të ndryshme.
“Ajo i ulëriti një ushtari: Ti shkërdhatë!”
Ishte koha kur Perdja e Hekurt kishte nisur të binte në Evropën Lindore me disa revolucione paqësore. Çauseshku urdhëroi trupat që të qëllonin mbi protestuesit. Më shumë se 1100 njerëz u vranë në tre javë, përpara se tirani të rrëzohej pas 22 vitesh drejtim.
https://youtu.be/OY_cWGmfOrg
Juventusi në epërsi pas pjesës së parë ndaj Galatasarayt
Dhunë në Novi Sad: Studentët akuzojnë mbështetësit e pushtet...
Shpëtohet një turiste në Bjeshkët e Nemuna, theu këmbën gjat...
Takimi Haxhiu-Begaj: Bashkëpunim dhe mbështetje mes dy shtet...
Seanca në Hagë, Konjufca: Nesër do të marrë pjesë në procesi...
Amir Rrahmani pritet të mbetet gjatë jashtë fushave