Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka përkujtuar Mujë Krasniqin dhe bashkëluftetarët e tij në 21-vjetorin e rënies.
Kreu i Nismës ka thënë se Mujë Krasniqi ishte një prej komandantëve më të shquar të UCK-së, i cili ra heroikisht në kufirin mes Kosovës dhe Shqipërisë.
“Komandant “Kapuqi” ishte shembull më i mirë i një luftëtari të zottë dhe një prej celulave të para të Ushtrisë Çlirimtarë të Kosovës”, ka shkruar ndër të tjera Limaj.
Shënimi i plotë: Në 21-vjetorin e rënies kujtojmë sot me pietet një prej komandantëve më të shquar të Ushtrisë Çlirimtarë të Kosovës, Mujë Krasniqi dhe 41 bashkëluftëtarët e tij, të cilët ranë heroikisht në kufirin mes Kosovës dhe Shqipërisë.
Komandant “Kapuqi” ishte shembull më i mirë i një luftëtari të zottë dhe një prej celulave të para të Ushtrisë Çlirimtarë të Kosovës. Muja dhe të gjithë dëshmorët e Kombit janë më meritorët për lirinë e vendit. Ata janë themeli i lirisë sonë. Lavdi jetës dhe veprës të komandant “Kapuqit”. Lavdi të gjithë dëshmorëve të Kombit!
Këto vende do të mbesin sot pa rrymë, shkak punimet në rrjet...
Imri Ahmeti ngushëllon për vdekjen e të miturit nga Lipjani:...
Rusia sulmon trenin ukrainas, Zelensky e dënon ashpër aktin ...
Ukraina dhe Rusia së bashku humbën pothuajse 1.8 milion usht...
Hasani: Politikanët në pushtet e kanë kompleks që s’ishin pj...
Nagavci shpreh ngushëllime për vdekjen e nxënësit Zejn Zejnu...