Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka uruar kryeministrin britanik për fitoren në zgjedhjet e djeshme.
Tutje Veseli i ka quajtur vlerat konservatore vlera të lirisë, demokracisë e sundimit të ligjit, shkruan arbresh.info.
“Përgëzime Partisë Konservatore dhe Kryeministrit Boris Johnson për fitoren e shënuar në zgjedhjet parlamentare në Britaninë e Madhe. Me dëshirat më të mira për popullin britanik, uroj për suksese të mëtejshme për këtë vend mik tonin. Vlerat konservatore janë vlera të lirisë, demokracisë dhe sundimit të ligjit. Janë ato vlera që si shoqëri na bashkojnë me familjen e madhe europiane. Partia Demokratike e Kosovës, si aleate e konservatorëve, beson në këto vlera dhe angazhohet që bashkëpunimi mes dy shteteve tona do të thellohet edhe më tej”, thuhet në urimin e Veselit./arbresh.info/
KESCO kërkon rritje prej 21.3% të çmimit të energjisë elektr...
Kërkohet ndihmë për gjetjen e një gruaje në Lipjan
Trevon Allen ndahet me Golden Eagle Yllin
E kryer, Kristjan Asllani kalon në formë huazimi tek Besikta...
Virusi i rrezikshëm rikthehet në Azi, Nipah ndez alarmin glo...
Flick: Është e qartë se duhet të përmirësohemi, pjesa e dytë...