FSHSK kishte paralajmëruar që të premten do të mbahej greve tetë-orshe në shenjë pakënaqësie me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e Ligjit për paga, por kjo gjë sot ishte ndryshe.
Në klinikën e Otorinolaringologjia ORL, dhe në Kirurgjinë e Pediatrisë së fëmijëve, pacientët kanë mundur të marrin shërbime sikur ditëve te tjera.
Ekipi e arbresh.info ka vizituar këto dy klinika dhe ka parë nga afër punën e rëndomtë të mjekëve.
E, Florie Brahimi, që po qëndron me nënën e saj në kliniken e ORL-së, tregon që nëna e saj është operuar sot, edhe pse është ditë greve.
Mirëpo, shprehet e mllefosur me gjendjen, dhe fajësojnë institucionet e vendit.
“Mu dje nuk më kanë dëgju pacientet e klinikës ORL-ja, kom pas më i qitë të gjithë para klinikës dhe me i thirr mediat e me ju tregu qeveritarëve tonë se çka jeni tu bo për popull kjo është tmerr i zotit. Sepse na s’kemi qeveri as s’kemi shtet kjo është tmerr, doktoratë duhet me pas rrogën e lartë se po varet jeta e njërit prej qeti personi. E bëjnë hajgare gjepat e vet i mbushin e për popull që jemi tu vuajt nuk janë duke u interesu”, tha ajo.
Gjithashtu tregon që e ka përjetuar jashtëzakonisht keq, paralajmërimin e grevës.
“Nënën e kom të shtrirë këtu që dy javë, nënë imë e ka gjendjen jashtëzakonisht keq. Por kur kam ardhur dje në mëngjes më kanë informu që nesër do të ketë grevë gati sa s’kam marr sulm prej frikës, që nuk do të operohet nëna ime, por tani i falënderoj doktoratë që sot u kanë ditë greve por nenën temë e kanë operu në ora 8 mëngjes”, ka thënë ajo për arbresh.info.
Ndërsa, babai i fëmijës që është duke qëndruar në Kirurgjinë e Fëmijëve, tregon që edhe pse sot është ditë greve ai nuk ka vërejtur ndonjë parregullsi.
“Unë këtu kam ardhur që dy dit fëmijën e kam operuar, por sot më duhet gjithçka në rregull edhe pse mjekët janë në grevë, mjekët po vazhdojnë me i këqyr fëmijët shumë mirë s’po shoh asgjë të keqe./arbresh.info/
Këto vende do të mbesin sot pa rrymë, shkak punimet në rrjet...
Imri Ahmeti ngushëllon për vdekjen e të miturit nga Lipjani:...
Rusia sulmon trenin ukrainas, Zelensky e dënon ashpër aktin ...
Ukraina dhe Rusia së bashku humbën pothuajse 1.8 milion usht...
Hasani: Politikanët në pushtet e kanë kompleks që s’ishin pj...
Nagavci shpreh ngushëllime për vdekjen e nxënësit Zejn Zejnu...