Në Francë edhe sot kanë vazhduar protestat dhe greva për shkak të reformës së pensioneve, të cilën synon ta zbatojë administrata e presidentit të vendit Emmanuel Macron, raporton Anadolu Agency (AA).
Greva e të punësuarve në sektore dhe protestat po zgjasin tashmë 8 ditë. Mijëra qytetarë me pankarta në duar edhe sot dolën nëpër rrugët e qyteteve franceze, në radhë të parë të Parisit.
Për shkak të grevës në shtatë ditët e fundit ka vonesa në trafikun publik. Në Paris për çdo ditë trafiku është në kolaps.
Gjatë protestave në Paris, të cilat mbështeten nga dhjetëra mijëra persona, ditët e fundit ka pasur përleshje mes forcave të sigurisë dhe demonstruesve.
Gjatë intervenimit të policisë janë plagosur disa gazetarë, në mesin e të cilëve edhe fotoreporteri i AA-së, Mustafa Yalçın.
Njëri nga tre viktimat që vdiqën në vendin e punës në Vjenë ...
Parashikimi i motit për sot
Pas arrestimit për armëmbajtje, Gimbo tregon gjendjen emocio...
Trumpi paralajmëron tërheqjen nga lufta në Iran
Hoxha bisedon me homologun kroat për sigurinë energjetike pë...
PFL bën historinë në Spanjë, ndërsa Londra pritet të ndizet ...