
Parlamenti i Izraelit
Izraeli do të mbajë zgjedhjet e reja të përgjithshme më 2 mars 2020.
Këto do të jenë zgjedhjet e treta në më pak se një vit, pasi parlamenti vendosi të shpërndahet si pasojë e pamundësisë së formimit të qeverisë së re.
Asnjëra nga partitë politike, nuk arriti që të formojë një shumicë parlamentare për formimin e qeverisë. Partia Likud e kryeministrit Benjamin Netanyahu dhe ajo Bardh e Blu e ish-gjeneralit, Benny Gantz, zhvilluan bisedime për mundësinë e një koalicioni të gjerë, mirëpo nuk arritën pajtim.
Zgjedhjet e ardhshme, megjithatë, do të mbahen nën hijen e një aktakuze për korrupsion ndaj kryeministrit Netanyahu, e cila u shpall muajin e kaluar. Netanyahu, 70 vjeç, ka akuzuar autoritetet ligjore për përpjekjen e një “grusht shteti”.
Kritikët pohuan se Netanyahu po përpiqej të minojë shtetin e së drejtës dhe të vendosë një temë të fushatës zgjedhore duke e portretizuar veten si viktimë e komplotit. Si kryeministër, Netanyahu nuk ka asnjë detyrim ligjor të japë dorëheqjen si rezultat i aktakuzës, dhe ndërsa është në detyrë, ai mund t’i kërkojë legjislaturës imunitet nga ndjekja penale.
Netanyahu do të mbetet në këtë post deri sa të formohet një qeveri e re – një proces që mund të zgjasë disa muaj, pas zgjedhjeve të marsit./ REL
SHBA gati sanksionet e reja kundër Rusisë nëse Putin refuzon...
Moti në Shqipëri me vranësira të dendura dhe mjegull
LDK thërret konferencë për media
Moti sot në Kosovë
Greqia godet një rrjet ndërkombëtar të trafikut të kokainës
Von der Leyen: Lajme të mira për Kosovën, në fillim të vitit...