Prishtina ka arritur të kualifikohet në çerekfinale në kuadër të DigitAlb Kupa e Kosovës, pasi mposhti Arbërinë me rezultat 0 – 1.
Golin e vetëm në ndeshje e shënoi Meriton Korenica në minutën e 28-të nga pika e bardhë, transmeton portali arbresh.info.
Gjilani ka ‘shkatërruar’ 2 Korrikun me rezultat 6 – 1.
Golin e parë në ndeshje e shënoi Fiton Hajdari në minutën e shtatë, ndërsa Arbnor Shala barazoi rezultatin në minutën e 18-të, pas katër minutave Fjoart Jonuzi dyfishoi rezultatin për vendasit.
Në minutën e 35-të Tomislav Busiç shënoi golin e tretë në ndeshje, pas pesë minutave i njëjti shënoi golin e dytë personal dhe të katërtin për Gjilanin, derisa golin e pestë e shënoi Gerhard Progni në minutën e 45-të, me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë.
Në pjesën e dytë ishte Qëndrim Dautaj në minutën e 65-të që gjeti rrugën drejt golit, rezultat me të cilin përfundoi ndeshja.
Nga ana tjetër Ferizaj është mposhtur nga Liria me rezultat 1 – 0.
Në minutën e 28-të Jasmin Muhovic shënoi nga pika e bardhë, gol i cili vendasit i dërgon në fazën tjetër.
Gjithashtu në minutat shtesë të pjesës së dytë ndodhi një duel mes lojtarëve të Lirisë dhe Ferizajit, në këtë duel pësuan mysafirët pasi morën tre kartonë të kuq.
Viktor Kuka, Dardan Jashari dhe Dardan Çerkini, ishin lojtarët që morrën karton të kuq në minutat shtesë.
Ndërsa Trepça është mposhtur nga Vushtrria me rezultat 2 – 4.
Golin e parë e shënuan vendasit në minutën e 18-të përmes Veton Shabani, ndërsa pas 10 minutave Eri Lamçja barazoi rezultatin.
Në pjesën e dytë ishin mysafirët me të rrezikshëm dhe në minutën e 55-të me anë të De Souza kaluan në epërsi, pas pesë minutave Armando barazoi rezultatin, mirëpo iu anulua për shkak të pozitës jashtë loje dhe golin e tretë për Vushtrrinë e shënoi Bashkim Shala në minutën e 65-të ndërsa rezultatin e ngushtoi Ardian Neziri në minutën e 82-të dhe golin e fundit në ndeshje e shënoi Nertil Hoxhaj ne minutat shtesë të pjesës së dytë/arbresh.info.
Demokratët fitojnë zgjedhjet lokale në Miami pas 28 vitesh
Ligji hyn në fuqi/ Fëmijët nën 16 vjeç në Australi mbeten pa...
Rozeta Hajdari del sot para gjyqit për rastin e rezervave sh...
Mëngjes me mjegull, gjatë ditës diell e vranësira
Van Dijk: Është një ndjenjë e mirë të fitosh, veçanërisht në...
Kina ekzekuton një bankier, mori rreth 135 milionë euro rysh...