Me ftesë të Bordit Drejtues të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, sot është mbajtur një takim i Bordit Drejtues, me drejtorët e institucioneve shëndetësore që janë në varësi të SHSKUK-së, Federatën Sindikale të Shëndetësisë, dhe Odën e Mjekëve të Kosovës.
“Pikë vetme e rendit të ditës, ishte diskutimi në lidhje me fillimin e zbatimit të Ligjit të ri për Paga, i cili ka filluar të zbatohet nga data 1 dhjetor.Qëndrim i përbashkët i të pranishmëve ishte se ky Ligj është i mirëseardhur për të gjithë profesionistët shëndetësor dhe se presin që në fund të këtij muaji punëtorët shëndetësor të marrin pagat me rritje”, thuhet në njoftimin e QKUK-së, raporton arbresh.info.


Në takim u tha se tendencat për të pezulluar zbatimin e këtij Ligji janë të pa pranueshme dhe kanë për qëllim të dëmtojnë progresin e arritur në drejtim të përmirësimit të përgjithshëm të mirëqenies së punëtorëve shëndetësor.
Institucionet e pranishme në takim, ju bënë thirrje të gjitha institucioneve vendimmarrëse të jenë të kujdesshme dhe mos ta pengojnë zbatimin e këtij Ligji për interesa të grupeve të ndryshme./arbresh.info
Valverde: Nuk e kam përjetuar këtë ndjenjë që një kohë të gj...
Parlamenti Europian miraton raportin pro-zgjerimit të BE, Sh...
Operacionet në Iran do të ulin çmimet e naftës, thotë Trump
Ursula von der Leyen bisedë telefonike me presidentin e Liba...
Bodo/Glimt vazhdon me sukses ëndrrën evropiane – fiton binds...
Kampioni në fuqi nuk lejon befasi – PSG fiton betejën ...