Personi i dytë nga tre personat e zhdukur para dy javëve në pjesën veriore të Australisë është gjetur i gjallë nga autoritetet.
Burri i quajtur Phu Tran u gjet të martën në zonën Palmer Valley të veriut të Australisë. Phu, 40 vjeç, tha se mbijetoi në shkretëtirë pasi e gjeti një burim uji. Ai më pas u dërgua në spital për trajtim.
Ky person ishte në mesin e tre njerëzve të zhdukur më 19 nëntor pasi kishin dalë për një shëtitje me veturë në zonat e largëta e të pabanuara. Bashkudhëtarja e tij, Tamra McBeath-Riley, u gjet gjithashtu e gjallë të hënën, ndërsa kërkimet po vazhdojnë për gjetjen e personit të tretë.
Gruaja që u gjet të hënën tha: “Lumi ishte shumë i madh, nuk mundëm të dalim prej tij. Ditën ishte shumë nxehtë dhe futeshim nën veturën që ndodhej në rërë, ndërsa natën flinim brenda saj.”
Pas fillimit të kërkimeve me helikopter, policia tha të hënën se i kanë gjetur disa shenja të njerëzve.
Ndryshe, temperatura në këtë zonë ka shkuar në gati 40 gradë.
Tre personat e zhdukur kishin qëndruar bashkë për disa ditë derisa u harxhuan ushqimi dhe pijet, ndërsa më pas e kishin gjetur një burim uji dhe ishin ndarë në drejtime të ndryshme për të kërkuar ndihmë, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.
Karateistja Vlera Qerimi afër medaljes së bronztë në Stambol...
Bisedimet e paqes Ukrainë-Rusi vijojnë javën e ardhshme
11 policë të lënduar e 23 të arrestuar nga protesta e PD’së ...
Reshje lokale shiu, pritet të ketë edhe intervale me diell –...
Gjermania arreston një person nën dyshimin se po planifikont...
Për çfarë flet filmi “Sinners” që mori më së shu...