Dy luftëtaret e huaja terroriste që u deportuan nga Turqia në Belgjikë, janë arrestuar në aeroportin e Brukselit, bëri të ditur Prokuroria Federale e Belgjikës, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në njoftimin e prokurorisë thuhet se Fatima B. dhe Rahma B. janë arrestuar nga byroja kundër terrorizmit të policisë federale, duke u dërguar në një burg në Anvers.
Gjykata Themelore e Anversit më 18 maj 2015 ka lëshuar vendim për arrestim të Fatima B., ndërsa më 27 qershor 2019 ndaj Rahma B., për shkak të pjesëmarrjes së tyre në aktivitetet e organizatës terroriste. Gjykata gjithashtu ka kërkuar 5 vite burg për terroristet.
Ministria e Punëve të Brendshme të Turqisë më parë kishte njoftuar se ka riatdhesuar 2 luftëtarë të huaj terroristë në Belgjikë.
Disa vende evropiane i kanë rezistuar përpjekjeve të Turqisë për të riatdhesuar terroristët e DEASH-it, por Turqia është zotuar të vazhdojë përpara.
Që nga viti 2013, Turqia është sulmuar shumë herë nga terroristët e DEASH-it, sulme nga të cilat jetën e kanë humbur 315 persona dhe qindra janë plagosur.
Në përgjigje të sulmeve, Turqia filloi operacione kundër-terroriste brenda dhe jashtë vendit, duke neutralizuar 3.500 terroristë të DEASH-it dhe duke arrestuar 5.500 të tjerë.
Drita triumfon ndaj Malishevës, Drenica dhe Prishtina ndajnë...
Kurti përkujton Masakrën e Rezallës, kërkon drejtësi për vik...
Fisnik Asllani flet për golin e bukur, humbjen ndaj Mainz 05...
LVV: Pashkët na rikujtojnë fuqinë e shpresës, ringjalljes dh...
Këngëtari shqiptar bëhet baba për herë të parë
Një i dyshuar në kërkim, pas të shtënave me armë pranë Shtëp...