Xherdan Shaqiri ka vizituar nxënësit e shkollës së mesme “All Saints Catholic” në Kirkby javën e kaluar me një mesazh të rëndësishëm për edukimin e tyre dhe punën e madhe në klasë.
Mesfushori kosovar i Liverpoolit është takuar me mbi 50 nxënës për t’iu dhënë këshillat e tij duke marrë pjesë gjithashtu në pyetje e përgjigjeje dhe pozuar në foto me ata, transmeton portali arbresh.info.

Shaqiri iu bashkua anëtarëve të ekipit të Liverpoolit “Red Neighbours” për një sesion inspirues, i cili kishte në fokus inkurajimin e të rinjve në koncentrimin në edukimin e tyre dhe punën e madhe për të arritur ëndrrat e tyre.
“Ishte e çuditshme të kesh Shaqirin këtu”, ka thënë JJ, djaloshi kryetar i shkollës. “Ai ka folur me ne për rëndësinë e edukimit dhe na ka treguar rrugën e tij deri aty se ku është sot”
“Ishte një eksperiencë e shkëlqyer të kesh një lojtar të skuadrës së parë që na viziton neve”
Xherdan Shaqiri ishte i përfshirë dje në skuadrën e Liverpoolit ndaj Napolit, por nuk u inkuadrua në fushë nga Jurgen Klopp./arbresh.info/
Aksident i rëndë trafiku në Lipjan, katër persona të lënduar
Palestinezët votojnë sot në zgjedhjet e para që nga lufta në...
Deputetja britanike reagon pas dënimeve për Banjskën: Radha ...
Mbappe rrezikon të humbasë Kupën e Botës?
Në prag të sezonit turistik, Rama ndan pamjet: Pastrim masiv...
Pakistani përgatitet për bisedime paqeje ShBA-Iran