Arsenali e ka identifikuar trajnerin e Wolves, Nuno Espirito Santo, si zëvendësues të mundshëm për Unai Emery, nëse klubi vendos përfundimisht ta shkarkojë spanjollin.
Trajneri Emery është nën presion të madh në Arsenal, për shkak të një ecurie pa fitore në gjashtë ndeshjet e fundit në të gjitha garat.
Topçinjtë i kanë fituar vetëm katër prej 13 ndeshjeve në Premierligë këtë sezon.

BBC Sport mëson se nëse Emery shkarkohet, atëherë Nuno do të emërohet në vend të tij.
Por Emery ka këmbëngulur në fjalimet e tij se e ka përkrahjen e klubit për të vazhduar, edhe pse është paralajmëruar se i duhet t’i përmirësojë rezultatet. /Express/
KQZ sot mban mbledhje për organizimin e zgjedhjeve të reja
Dita e Punëtorëve/ Sot protestohet në Prishtinë
Parashikimi i motit për sot
Alarmi në BE: Po pakësohen rezervat e karburantit për avionë...
Nottingham Forest triumfon ndaj Villas, fiton edhe Braga
Kongresmeni Torres me rezolutë kërkon që trupat amerikane të...