Ambasada e Kosovës në Shqipëri ka marrë përsipër të gjitha obligimet për kthimin e trupave të pajetë të të dy vëllezërve Abazi nga Livoçi i Epërm i Gjilanit, të cilët vdiqën si pasojë e tërmetit në Shqipëri.
Përderisa edhe Ministria e Financave ka ndarë 20 mijë euro për familjet e këtyre dy vëllezërve, raporton KTV.
“Ministri i Financave, Bedri Hamza, me qëllim të ofrimit të ndihmës materiale për familjet e viktimave të cilat pësuan nga tërmeti në Durrës, duke u bazuar në kompetencat e tij ligjore si ministër i Financave, ka marrë vendim që të ndihmojë në total me shumën 20,000 euro, duke ndarë nga 10,000 euro për familje të Shemsedin dhe Isa Abazit”, thuhet në komunikatë të Ministrisë.
Shemsedin e Isa Abazi, për 15 vjet kishin punuar në Shqipëri, duke bërë tregti me pjesë të veturave.
Familjarët e tyre tregojnë se trupat e dy vëllezërve pritet të kthehen në Kosovë gjatë pasdites të së mërkurës.
Varrimi i tyre do të bëhet të enjten, në orën 12:30, në varrezat e fshatit Livoç i Epërm.
SHBA-ja konfirmon se Rusia po i ofron Iranit informacione pë...
Raportohet shpërthim në Doha, pak minuta pasi presidenti ira...
Aeroporti i Dubait nën sulm, pezullohen fluturimet
Presidenti iranian i përgjigjet Trump: Dorëzimi pa kushte, n...
Rama: Në sheshin “Xhorxh Bush” ka filluar faza e dytë e puni...
Shpërthen te Real Madridi, Arda Guler refuzon t’ia jap dorën...