Kryeministri shqiptar Edi Rama ka shprehur mirënjohje ndaj ushtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Ai i ka thurur lavde me plot meritë djemve e vajzave të Ushtrisë së Kosovës të cilët prej dy ditësh i kanë dalë në ndihmë ekipeve të kërkim-shpëtimit në Shqipëri, shkruan arbresh.info.
Njësi i Reagimit të Shpejtë në kuadër të FSK-së ka nxjerrë në pah aftësitë prej profesionistëve në nxjerrjen nga rrënoja të të prekurve nga tërmeti shkatërrues.
Ky është shkrimi i Edi Ramës
Edhe kjo mund të ishte thjesht një PHOTO OF THE DAY.
Por asisoj, fotoja e ditës nuk do të thoshte dot se sa shumë mirënjohje meriton sot, kjo trupë e shkëlqyer djemsh e vajzash, si të dalë nga ndonjë film skematik amerikan i luftës mes së mirës e të keqes – ku fituesi i luftës shihet qysh në fillim dhe tërë peripecitë e tij gjatë filmit kalohen kollaj, pasi fundi dihet?
Të bukur, të fortë, të aftë, të disiplinuar dhe të palodhur deri në përmbushjen me sukses të misionit, ata janë ndoshta produkti më spektakolar që ka nxjerrë lufta e Kosovës, në funksion të paqes së dinjitetshme, siç janë padyshim shembëlltyra më imponuese e shtetkrijimit të Kosovës??
Kjo trupë do të lerë në kujtesën time, bashkë me gjurmën e pashlyeshme të kontributit të saj human, në një ditë kaq të zezë fatkeqësie për Shqipërinë, shijen e paharrueshme të një shfaqjeje heroizmi jetësor, ku heronjtë ta mbushnin plot syrin, mu si nëpër filmat amerikanë?
#HEROES?
Trump pranon armëpushim dyjavësh me Iranin
Kanye Westit i ndalohet udhëtimin drejt Mbretërisë së Bashku...
Juela eliminohet nga Big Brother VIP Albania 5 më pak se dy ...
Keni rezistencë ndaj insulinës? Këto ushqime ju ndihmojnë ta...
Bogujevci takoi të Ngarkuarën me Punë në Ambasadën amerikane
Tensionet rajonale/ SHBA këshillon shtetasit e saj të rishqy...