Qendra Kombëtare e Kosovës për Transfuzionin e Gjakut me dhimbje të thellë mori lajmin për tërmetin që preku Durrësin dhe zonat përreth.
Menjëherë pas marrjes së lajmit, Qendra Kombëtare e Kosovës për Transfuzionin e Gjakut ka ngritur nivelin e mobilizimit të stafit të saj në rast të paraqitjes së nevojës për të ju dalë në ndihmë bashkëkombasve tanë me produkte të gjakut.
Sipas informacioneve nga kontaktet e vazhdueshme mes dy qendrave të transfuzionit, për momentin nuk ka nevoja të shtuara për produkte të gjakut, dhe kërkesat për produkte gjaku janë duke u mbuluar në nivel vendor.
Pavarësisht kësaj, QKKTGJ-ja do jetë në gatishmëri të plotë në rast se paraqitet nevoja shtesë për produkte të gjakut, përmes mobilizimit të dhuruesve të gjakut.
Marrë parasysh që shumica e produkteve të gjakut kanë jetëgjatësi të kufizuar të përdorimit klinik, deri në një njoftim të radhës, luten qytetarët të mos organizojnë aksione për dhurim të gjakut.
Nëse ata do të kenë nevoja shtesë, atëherë QKKTGJ do të apelojë për dhurim të gjakut./arbresh.info
Getoar Mjeku emërohet zëvendësministër i Ekonomisë
Këto pjesë në Mitrovicë mund të mbesin pa ujë përkohësisht s...
Gjendet arsenal armësh në një fshat në Shkodër, arrestohen d...
Kush ishte ‘El Mencho’, udhëheqësi i frikshëm i kartelit të ...
Intervistat ndërkombëtare, Osmani: Për mbrojtje të Kosovës d...
Begaj në Jordani: Intensifikojmë marrëdhëniet mes dy vendeve...