Ka përfunduar me sukses operacioni i shpëtimit të Klajdi Qatos në Durrës.
Pas 20 orësh nën gërmadha, i riu është nxjerrë nga ekipet e shpëtimit dhe është jashtë rrezikut për jetën, shkruan gazetashqip.
Po sipas këtij mediumi, Qato ndodhej nën rrënojat e një hoteli tek Shkëmbi i Kavajës.
Nga tërmeti i fuqishëm që goditi Shqipërinë mëngjesin e së martës, kanë humbur jetën të paktën 20 persona.
Siç kishte shkruar më herët gsh, Klajdi Qato, 25 vjeç ka përjetuar orë të tmerrshme nën rrënoja.
Ai për më shumë se 16 orë ka qëndruar duke pasur mbi supet e tij një mal me inerte, që ishin shkaktuar nga shembja e hotelit në bregdetin e Durrësit.
Klajdi ka qenë në koshiencë të plotë. Madje, autoritetet e ushtrisë dhe policisë kanë tentuar maksimalisht për ta shpëtuar, por ka qenë thuajse e pamundur.
Rreth mesditës, një skuadër e emergjencave greke me mjete të posaçme për kërkimin nën rrënoja bëri të mundur që të shpëtojë Klajdin, me të cilin ka komunikuar gjatë gjithë kohës.
https://www.youtube.com/watch?v=bcLsdhazMBU&feature=emb_title
Ilir Shaqiri interpreton “Jam Shqiptar” me djalin dhe nipin ...
Vlora Çitaku në protestën për ish-krerët e UÇK-së: Jam këtu ...
Haklaj: UÇK, tre shkronjat më të arta të alfabetit shqip
Gucati: Gjykimi ndaj pjesëtarëve të UÇK-së është sipas vulln...
“Serbi, serbi”, një person largohet nga bina e vendosu...
Bedri Hamza do i vizitojë Thaçin e Veselin në Hagë