Zyrtarë të lartë të SHBA-ve kanë zhvilluar bisedime me komandantin ushtarak me seli në lindje të Libisë, Khalifa Haftar për të diskutuar hapat e ndalimit të ofensivës në kryeqytetin Tripoli, thuhet në deklaratën e Departamentit Amerikan të Shtetit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në prill, forcat e Haftarit filluan një fushatë ushtarake për të marrë Tripolin nga Qeveria e Pajtimit Kombëtar, e njohur nga OKB-ja, por deri më tani nuk kanë arritur të përparojnë përtej periferisë së qytetit.
Sipas deklaratës, bisedimet trajtuan hapa për të arritur pezullim të armiqësive dhe një zgjidhje politike të konfliktit libian.
Megjithatë, nuk u zbulua vendi i takimit.
Në deklaratë thuhet se takimi mbështetet në bisedimet e fundit me zyrtarët me bazë në Tripoli për të krijuar një bazë të përbashkët për përparimin midis palëve me qëllim arritjen e armëpushimit.
“Zyrtarët nënvizuan mbështetjen e plotë të SHBA-ve për sovranitetin dhe integritetin territorial të Libisë dhe shprehën shqetësim serioz për shfrytëzimin e konfliktit nga Rusia në kurriz të popullit libian”, thuhet më tej.
Hamza kujton Rugovën: I priu popullit në kohë sfidash e përp...
Kurti takohet me Komisioneren e BE-së për Zgjerim, Marta Kos...
“Nuk jam i befasuar”, Bale kritikon Xabi Alonson pas shkarki...
Trump arrin në Zvicër për Forumin e Davosit
Osmani: Askush nuk e mishëroi shprehjen “unë, biri yt Kosovë...
Publikohet video ku Lim Hoti rrihet në mes të rrugës nga rep...