“Sot në xhami do të shpërthejnë disa bomba” thuhet se është dërguar me nënshkrimin e organizatës terroriste të ekstremit të djathtë “Combat 18”
Një organizatë e ekstremit të djathtë në Gjermani ka bërë një kërcënim për sulm me bombë ndaj xhamisë ‘Şehitlik‘ në Berlin.
Sipas informacioneve që AA ka marrë nga burimet e Unionit Turko-Islam për Çështje Fetare (DITIB), me qendër në Këln, mësohet se kërcënimi për sulm me bombë ndaj xhamisë ‘Şehitlik‘ në Berlin është bërë sot nëpërmjet postës elektronike rreth orës 08:01 sipas kohës lokale.
Posta elektronike e ardhur nga adresa “[email protected]” dhe në të cilën përdoret shprehja “Sot në xhami do të shpërthejnë disa bomba” thuhet se është dërguar me nënshkrimin e organizatës terroriste të ekstremit të djathtë “Combat 18”.
Kryekonsulli i Turqisë në Berlin, Rıfkı Olgun Yücekök, lidhur me kërcënimin në fjalë tha se janë informuar njësitë e policisë në Berlin. “Pavarësisht se është një kërcënim bosh, kjo është një përpjekje për të prishur qetësinë. Nuk e kemi luksin të tregohemi indiferentë”, tha Yücekök.
Kujtojmë se dy ditë më parë person/a të paidentifikuar dërguan një letër kërcënuese ndaj xhamisë ‘Yeşil‘ në Menden në rajonin Nordrhein-Westfalen.
Në letrën e shkruar në gjuhën gjermane thuhej: “Të huaj shporruni nga Gjermania deri më 31.12.2019”. Në lidhje me rastin u paraqit një ankesë në policinë e zonës në Menden./AA
Kryetari i Fushë Kosovës pret në takim qytetarët për të dëgj...
Atentat gjeneralit rus, plagoset pas të shtënave me armë zja...
Kosova synon podiumin në Paris Grand Slam 2026
Dyshohet për dallavere me vota, kryesuesja në Deçan ndalohet...
Sa shpenzoi PDK-ja nga tetori në dhjetor, KQZ publikon shifr...
Si i shpenzoi AAK-ja paratë brenda tre muajve