Votuesit e Hong Kongut ia kanë dhënë një fitore të pashembullt kandidatëve pro-demokratë në zgjedhjet lokale, duke e dëshmuar një solidaritet të madh me protestuesit dhe duke ia dhënë një goditje të madhe qeverisë së tanishme.
Gjatë gjashtë muajve të protestave të dhunshme, kryetarja e qytetit, Carrie Lam, pretendonte se e gëzon përkrahjen e shumicës për reagimin e saj të ashpër ndaj kryengritjes dhe refuzimin për të bërë kompromis me protestuesit.
Megjithatë, rezultati i zgjedhjeve të së dielës, i vlerësuar si referendum për të ardhmen e qytetit me autonomi të kufizuar, dëshmoi se pretendimi i kryetares ishte thjesht mashtrim. Populli doli në zgjedhje në numër rekord për t’i kundërshtuar politikanët që e përkrahin Pekinin.
Kryetarja Lam dhe përkrahësit e saj në Kinë, të cilët nuk janë të mësuar që të përballen me sfida demokratike në sundimin e tyre, tashmë janë të detyruar të vendosin se si do të kundërpërgjigjen.
Lam tha të hënën se qeveria do ta respektojë rezultatin e zgjedhjeve dhe do ta dëgjojë qëndrimin e publikut. Megjithatë, Kina reagoni me një ton më të ashpër. Ministri i jashtëm i Kinës, Wang Yi, tha: “Çfarëdo që të ndodhë, Hong Kongu është gjithmonë pjesë e Kinës dhe asnjë përpjekje për të krijuar kaos nuk do të jetë e suksesshme”.
Në këto zgjedhje morën pjesë më shumë se 71 për qind e qytetarëve me të drejtë vote apo gati 3 milionë votues, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.
OVL-UÇK përkrah protestën e studentëve në Shkup: Mbrojtje e ...
Trump: Irani mund të shkatërrohet brenda një nate
KRU Prishtina: Deri nesër “Dardania” mbetet pa ujë
Akademia e Shkencave e Shqipërisë në mbështetje të studentëv...
Nuk ka minuta për Zhegrovën, Juventusi merr fitoren e radhës...
Trump flet për misionin e shpëtimit të pilotit: Shfaqje e ja...