Në Kuvendin e Kosovës janë bërë homazhe për heronjtë Afrim Zhitia, Fahri Fazliu, Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani.
Prezent ishte edhe presidenti i vendit, Hashim Thaçi, i cili gjithashtu u nënshkrua në librin e zisë, raporton arbresh.info.

Homazhe kanë bërë edhe kryetari i VV-së, Albin Kurti, ish presidenti Fatmir Sejdiu, ministri në detyrë i Mbrojtjes, Rrustem Berisha, komandanti i FSK, Rrahman Rama dhe pjesëtarë të tjerë të Forcës, presidenti Hashim Thaçi e kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj.
Ndërkohë në Teatrin Kombëtar të Kosovës është duke u mbajtur akademi përkujtimore në nderim të heronjve nga Llapi./arbresh.info/
Rrëshqitje gurësh në rrugën Pejë-Rugovë, vështirësohet qarku...
Bllokohet qarkullimi në aksin Qafë Thore-Theth, shkak ortekë...
Kaja Kallas i përgjigjet ShBA-së: Evropa ka një standard jet...
Haxhiu pret përfaqësuesit e komunitetit Ashkali: Diversiteti...
Erërat e forta lënë pa rrymë qendrën e skijimit në Brezovicë
Hoxhaj takon Stoltenberg në Mynih: Bashkëpunimi vazhdon që n...