Ismet Munishi është përjashtuar nga bankina në përballjen e fituar sot (e premte) nga Ballkani kundër Gjilanit.
Trajneri i njohur kosovar u ndëshkua me karton të kuq nga gjyqtari kryesor i ndeshjes Genc Nuza gjatë minutës së 85′ të lojës, shkruan portali arbresh.info.
Takimi i zhvilluar në kuadër të xhiros së 16-të në Superligë të Kosovës përfundoi me rezultat 2 me 1 në favor të Ballkanit, i cili mori kreun e tabelës i vetëm me tri pikë më shumë se Gjilani.
Baftiu dhe Topalli realizuan për skuadrën nën udhëheqjen e Munishit, ndërsa për mysafirët portën e gjeti Progani.
Ismet Munichi me anë të një postimi në llogarinë e tij në rrjetin social ka thurur lavde për Nucën duke shtuar se “është kënaqësi e veçantë me pa duke referu”.
“Referi më i mirë në Kosovë – Genc Nuza. Nëse ai e ka pa të arsyeshme atëherë plotësisht e kam meritu të largohem. Është kënaqësi e veçantë me pa duke referu”, ka shkruar Munishi në formë befasuese në llogarinë e tij në Facebook./arbresh.info/
35 vjet nga lëvizja studentore, Begaj: Guximi rinor, ia hapi...
Oficeri i FSK-së diplomon në ShBA, shpërblehet me medalje
Osmani sot pret në takim Presidentin e Hungarisë
Tajlanda kryen sulme ajrore ndaj Kamboxhias pas përleshjeve ...
Këmbësori goditet nga motoçikleta në Prishtinë
Arratisen tre persona nga Qendra Edukuese Korrektuese në Lip...