Maska që ju ndihmon të keni flokë të shëndetshëm Flokët e hollë dhe që këputen lehtë vijnë si pasojë e mungesës së hekurit në gjak, gjendjes emocionale të paqëndrueshme, regjimit jo të shëndetshëm ushqimor dhe çrregullimeve hormonale.
Fatmirësisht në ditët e sotme mund të gjeni një pafundësi trajtimesh, kurse gjyshet dhe mamatë tona gjenin gjithmonë zgjidhje tek bimët dhe produktet e konsumit të përditshëm. Një prej tyre është edhe qepa. Kjo perime, e pazëvendësueshme në kuzhinë, është e tillë edhe për kujdesin e flokëve. Ajo ndihmon në forcimin e tyre dhe parandalimin këputjen dhe rënien e shpeshtë të tyre.
Përbërësit: 2 qepë të kuqe, 2 thelpinj hudhër, dy lugë gjelle ujë të vakët dhe vaj bajamesh. Kombinimi i qepëve dhe hudhrës është një prej trajtimeve më të mira për të forcuar rrënjët e flokëve, për të parandaluar rënien e tyre dhe për t’i ushqyer që nga rrënjët deri tek maja.
Antiokisdantët e qepës dhe vitamina e ushqyesit e hudhrës hidratojnë flokun, e mbrojnë nga veprimet e faktorëve të jashtëm dhe stimulojnë qarkullimin e gjakut në gjithë sipërfaqen e skalpit. Pasi të keni qëruar hudhrat dhe qepët, grijini me thikë dhe më pas kalojini në frulator.
Bashkojini me ujin dhe disa pika vaj bajamesh dhe mbajeni në kokë për 30 minuta. Në fund lani flokët me shampon e zakonshme.
Ismajli dëmtohet sërish, mësohet se sa do të qëndrojë jashtë...
Genoa insiston në shërbimet e Kristjan Asllanit
Vuçiq vazhdon të mohojë gjenocidin: Është term juridiko-poli...
Asambleja franceze miraton projektligjin për ndalimin e rrje...
“Ku i ki djemtë në UÇK?”, dëshmitari thotë se u ndalua në ko...
Qeveria në detyrë miraton vendime për 18-vjetorin e Pavarësi...