Kryetari i Aleancës për Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, Ziadin Sela, ka thënë në T7 se ai angazhohet për përfaqësimin dinjitoz të shqiptarëve në atë vend.
“Misioni jonë është përfaqësimi dinjitoz i popullit shqiptar në Maqedoni. Shqiptarët nuk janë hedhur andej po jemi autoktonë”, tha Sela.
“Popujt autokton dihet se si trajtohen në të gjitha shtetet europiane. Rotoromanët në Zvicër e dijmë çfarë të drejta kanë dhe statusin e tyre të veçante brenda federatës”
Sela po ashtu thotë se shqiptarët duhet që të bashkohen në zgjedhjet e ardhshme, jo në atë mënyrë që të krijojnë monizëm por që të dalin më të fortë.
Ai po ashtu tregon se nuk po afrohet me VMRO-DPMNE, akuza të cilat i janë dhënë pasi që ka kritikuar disa herë kryeministrin e tanishëm të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.
Zgjedhjet e parakohshme në Maqedoni pritet të mbahen në prill.
Godet veturën zyrtare me veturën e tij në Ferizaj, arrestohe...
Prishtina e mbushur me mbeturina, Rama: Të mos bllokohen kon...
“Java e gjelbër”, deputetët diskutime për problemet e eviden...
KMDLNJ: Pensionistët e Kosovës janë lënë në harresë nga Qeve...
Kandiq: As në Serbi s’është thënë që të vrarët në Dubravë is...
Irani godet një cisternë në Dubai, mbante rreth dy milionë f...