Lideri i grupit kundër “islamizimit” të Norvegjisë është sulmuar nga disa persona gjatë demonstratës, ku kishte djegur librin e shenjtë – Kuranin. Në videot amatore shihet se si policia detyrohet të ndërhynë për ta qetësuar situatën.
Demonstratat e organizuara në qytetin Kristiansand nga grupi “Ndalni Islamizimin e Norvegjisë” ndryshe e njohur si SIAN, eskaluan kur lideri i grupit Lars Torsen refuzoi t’i nënshtrohet urdhrave të policisë që të mos e djeg librin e shenjtë, transmeton Telegrafi.
Megjithatë këto protesta ishin lejuar të organizohen nga autoritetet lokale, por policia kishte paralajmëruar SIAN që të mos e djegin Kuranin, pasi ky grup kishin paralajmëruar se do ta bëjnë një gjë të tillë.
Gjatë demonstratave dy ekzemplarë të librit fetar janë hedhur në shportën e mbeturinave, kurse një tjetri Torsen i vuri flakën. E ky veprim zemëroi kundërshtarët e këtij grupi, që kapërcyen rrethojat dhe sulmuan liderin e SIAN-it.
Në video shihen se si Torsen e gjuan Kuranin derisa një burrë i paidentifikuar e akuzon për këtë veprim, madje arrin ta kapë dhe ta tërheqë zvarrë. Por ishte reagimi i shpejtë i policisë që evitoi dhunën, që sigurisht se do të kishte pasoja të mëdha po të kishte vazhduar ky konfrontim.
https://leakreality.com//video/104795/norwegian-koran-burning-rally-turns-violent
Në pranga të policisë në fund të kësaj ngjarje ka përfunduar Torsen si dhe personat që e sulmuan. Një video tjetër shfaq Torsenin me pranga në duar. Në anën tjetër liderët e myslimanëve në Norvegji, kanë paralajmëruar se planifikojnë të ngritin padi kundër SIAN-it për djegien e Kuranit.
Kurti: Kemi edhe një mundësi për ratifikimin e marrëveshjeve...
“Selimi akuzohet veç pse njihej me Limajn”, avokati i ashpër...
Bislimi i dorëzon detyrën Konjufcës pas emërimit si Zëvendës...
UEFA-s miraton vendime të rëndësishme për të ardhmen e futbo...
Osmani priti në takim të ngarkuarën me punë të SHBA-së, Anu ...
Ludo flet me Labin: Bigu është sen interesant