Një 23-vjeçare që ka një të dashur 69-vjeçar, insiston se “ky ishte fati i saj”! grua 23-vjeçare, i dashuri i së cilës është 46 vjet më i moshuar se ajo, ka pohuar se ishte fat i saj që ata u takuan në Tinder.
Pronare e biznesit, Najee Martin, 23 vjeçe dhe pronari i pasurive të patundshme, Charles Sciberras, 69 vjeç, të cilët të dy jetojnë në New York, u dashuruan pasi panë njëri-tjetrin në Tinder vitin e kaluar.

Charles, me origjinë nga Valletta, Maltë, “i rrëmbeu zemrën” Najee, me origjinë nga Kingston, Xhamajka, që nga takimi i tyre i parë dhe ata kanë qenë të pandashëm qysh atëherë.
Pavarësisht se familjet e tyre ishin skeptikë për marrëdhëniet e tyre në fillim, çifti me qendër në New York insistojnë se ishte fat që ata gjetën njëri-tjetrin.
Ndërsa janë të ngazëllyer për të ardhmen e tyre së bashku, Najee këmbëngul se ata nuk do të kenë fëmijë.

“Ne u tërhoqëm shumë nga njëri-tjetri nga dita e parë dhe tani nuk mund të qëndrojmë larg njëri-tjetrit. Edhe pse ekziston një dallim në moshë, ne nuk e kemi problem fare”.
Najee thotë se personalitetet e tyre intelektuale që përputheshin, rritën tërheqjen e tyre të ndërsjellë dhe ata kanë mësuar të injorojnë shikimet e pakëndshme nga të huajt. /Telegrafi/
Përleshje me thika në Vragoli, tre persona përfundojnë në nd...
Vjen reagimi i parë nga një zyrtar rus, pas fitores së Peter...
Gjendet pa shenja jete një person në Graçanicë
Krejt çfarë dihet rreth bllokadës së paralajmëruar nga Trump...
Vetaksident në Dobrushë të Istogut, vdes një 32-vjeçar
Të shtëna me armë gjatë natës në rrugën Prishtinë-Ferizaj, c...