Me datën 13.11.2019 rreth orës 10:30, Stacioni Policor në Pejë, ka pranuar ankesën nga një person, viktima mashkull shqiptar, i cili e ka parkuar automjetin e tij VW Pheaton në parking të objektit të tij në rrugën “Ahmet Shala” në Pejë, me ç’rast kur është kthyer nuk e ka gjetur automjetin në fjalë, transmeton arbresh.info
Policia menjëherë i është përgjigjur vendit të ngjarjes dhe pas një pune intensive është arritur të gjendet vetura e lartcekur në oborrin e spitalit rajonal në Pejë, ku e njëjta është sjellë në Stacionin Policor në Pejë për ekzaminime të mëtutjeshme.
Me datën 17.11.2019, pas një pune intensive operativo-hetimore, është arritur që të identifikohet, rrjedhimisht të arrestohet i dyshuari B. M., mashkull i lindur me 1992, i cili dyshohet se ka kryer veprën penale ‘vjedhje e rëndë’.
Me vendim të prokurorit të shtetit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve./arbresh.info/
Shënohet 37-vjetori i Grevës së Minatorëve të Trepçës
Sot mbahet seanca për buxhetin 2026
Për të tretën ditë radhazi vazhdon seanca gjyqësore për sulm...
Qeveria e Kosovës mban sot mbledhje
Mot i paqëndrueshëm: reshje, erë e fuqishme dhe rënie temper...
Rritjet e sheqerit pas ushqimit: A është uthulla e mollës nj...