Princesha e Kamboxhias, Norodom Bopha Devi, e cila më parë ka shërbyer edhe si ministre e kulturës dhe njihej si shpëtimtare e vallëzimit tradicional, Apsara, ka vdekur sot në moshën 76-vjeçare.
Lajmin për vdekjen e princeshës e bëri të ditur Pallati Mbretëror i këtij vendi aziatik. Zyrtarët e pallatit thanë se princesha vdiq nga shkaqet natyrore në një spital në Tajlandë.
E bija e mbretit të ndjerë, Norodom Sihanouk, dhe motra e mbretit të tanishëm, Norodom Sihamoni, princesha Bopha Devi në moshë të re ishte bërë valltare e baletit kamboxhian, i cili ishte simbol i zbavitjes për shtresën mbretërore.
Pas rënies nga pushteti të diktatorit Rouge dhe përfundimit të një lufte civile që zgjati një dekadë, ajo shërbeu si ministre e kulturës dhe arteve të bukura nga viti 1998 deri në vitin 2004.
Princi Sisowath Thomico, e vlerësoi lart kontributin e princeshës së ndjerë për mbrojtjen e baletit tradicional. Ai tha se falë përkushtimit dhe punës së princeshës, ky lloj baleti është pjesë e trashëgimisë botërore, shkruan “Reuters”, transmeton Gazeta Express.

Haxhiu kërkon që të hetohet edhe kreu i KQZ-së e deri te çdo...
Trump synon të ndërtojë një bazë të CIA-s në Venezuelë
Alcaraz arrin për herë të parë në karrierë gjysmëfinalen e A...
Arrestohen tre zyrtar komunal në Prishtinë, Prokuroria jep d...
Vrasja e taksistit shqiptar në Belgjikë, arrestohen dy të ri...
Australi: Vala e të nxehtit dhe zjarret godasin vendin, temp...