Sheshi i Shën Markut në Venecia është përmbytur përsëri dhe mbyllur për publikun sot, pasi qyteti u godit nga një valë prej 150 centimetrash e lartë, niveli i tretë më i lartë i regjistruar ndonjëherë.
Me katër valë mbi 140 centimetra të larta që nga e hëna e kaluar, kjo javë ka qenë më e keqja që nga fillimi i matjes së valëve në vitin 1872, në Venecia.
Kryebashkiaku Luigi Bruniaro vlerëson se dëmi i përmbytjes në qytet që nga e marta është rreth një miliard euro.
Qendra e parashikimit të valëve të qytetit ka paralajmëruar se vala sot mund të arrinte sot në 160 centimetra.

Mijëra vullnetarë po ndihmojnë qytetarët në qytetin e përmbytur.
Sheshi i Shën Markut u mbyll përsëri, vetëm një ditë pasi turistët dhe banorët e Venecias u lejuan të hynin në shesh.
E ndërtuar në një seri ishujsh të vegjël, Venecia është veçanërisht e ndjeshme ndaj kombinimit të niveleve të ngritura të detit për shkak të ndryshimit të klimës.
Sipas shërbimit të monitorimit të valëve të qytetit, nivelet e detit rreth Venecia janë 10 centimetra më të larta se sa 50 vjet më parë.

Autoritetet e Firences dhe Pizës po monitorojnë nivelin e ujit të lumit Arno, i cili u ngrit me shpejtësi gjatë natës për shkak të reshjeve të mëdha të shiut./express
Publikohet orari i Kupës së Botës, nis më 11 qershor
Forcat izraelite vrasin 6 terroristë, arrestohen dhjetëra të...
OEK i reagon Rizvanollit, do të iniciohet procedurë ligjore...
Haradinaj nominohet për kryeministër: Aleanca në zgjedhje ni...
Këshilltari i komandantit të KFOR-it takon kryetarët e zgjed...
Osmani bisedon me Guerot për marrjen e detyrave nga kryetarë...