Katër njerëz të tjerë janë vrarë në protestat e Bolivisë, duke e çuar në 23 numrin e përgjithshëm të viktimave nga përleshjet mes protestuesve dhe forcave të sigurisë. Lajmin e bëri të ditur Komisioni Ndër-amerikan për të Drejtat e Njeriut.
Përderisa ky komision tha se në dy ditët e fundit janë vrarë nëntë persona, shifra zyrtare e qeverisë për viktimat e përleshjeve ishte pesë.
Kabineti i presidentes së përkohshme, Jeanine Anez, tha të shtunën në mbrëmje se do të kërkohet punë më e shpejtë nga mjekët e forenzikës, por nuk e konfirmoi ndonjë shifër më të lartë të viktimave.
Përleshjet e dhunshme mes policisë dhe përkrahësve të ish-presidentit Morales shpërthyen të martën, kur Anez e shpalli veten presidente të përkohshme të Bolivisë.
Ish-nënkryetarja e kuvendit e mori pozitën e kryetares së shtetit për ta shmangur boshllëkun e pushtetit. Veprimi i saj është miratuar edhe nga Gjykata Kushtetuese e këtij vendi, ndonëse në kuvend nuk kishte kuorum të mjaftueshëm kur ajo e shpalli veten presidente.
Protestat në Bolivi fillimisht nisën kur ish-presidenti Morales u akuzua për mashtrim në zgjedhjet presidenciale të muajit të kaluar. Ai tashmë është larguar nga vendi dhe ka marrë azil politik në Meksikë, shkruan “France24”
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër